Sveçla për shtyrjen e seancës: Do ta pësojë Rama, po përzihen kompetencat
Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka mbajtur konferencë për media lidhur me shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Sipas tij, shtyrja e mbledhjes është përzierje e kompetencave të partive në pushtet, duke shtuar se ka interesa brenda koalicionit qeverisës. Ai shton se këtë do ta pësojë kryetari Përparim Rama.
“Përmes jush t’i drejtohemi opinionit të Prishtinës. Siç keni qenë të informuar, seanca ka qenë e thirrur me ftesë të kryetarit Rama, 8 pika të rendit të ditës ishin. Sot jemi dëshmitarë të një akti të paprecedent, ku me kërkesë të Rama kjo seancë u ndërprerë”.
“Arsyetimi i kryetarit Rama ishte se vërejtja e tij ka qenë se ne si opozitë kemi disa pakënaqësi që i kemi pasur. Ka thënë kjo është arsyeja. Kjo ka ndodhë brenda koalicionit të tyre, ky koalicion është i interesave të tyre”.
“Për javë të tëra qytetarët e Prishtinës, janë në ankth për ‘Prishtina Parking’ dhe mbeturinat. Këto të rregullore ndikojnë te qytetarët, kjo është drejtpërdrejt përzierje e kompetencave. Ne jemi të bindur se partitë në pushtet do të bëhen prapë bashkë, por këtë do ta pësojë kryetari i Prishtinës”. /eo