Krimineli i luftës i dënuar nga Haga, Shesheli takohet me ambasadorin e Palestinës [video]

Krimineli i luftës i dënuar nga Haga, Shesheli takohet me ambasadorin e Palestinës [video]

Aktuale November 17, 2023 - 13:35

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, zhvilloi një takim me ambasadorin e Palestinës në Serbi, Muhamed Al Namur.

Shesheli, i cili është edhe kandidati i radikalëve për kryeministër, e priti ambasadorin palestinez në selinë e partisë së tij në Beograd, ku ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e tij, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij takimi, kreu i Partisë Radikale Serbe kishte shprehur mirëkuptimin për “luftën e drejtë të popullit palestinez”.

Ndryshe, Shesheli është një prej serbëve të dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.