Haliti: Radoiçiq me SMS ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve

Haliti: Radoiçiq me SMS ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve

Aktuale November 17, 2023 - 13:00

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se Milan Radoiçiq, i cili ka udhëhequr grupit terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një SMS që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Halitit, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.

“Milan Radoiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me SMS Policisë së Kosovës në të thuhet se : ‘në qoftë se ju ma prekni restorantit dhe banesën time në veri unë do t’iu vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos roje te drejtuesit politikë (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun). Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e Policisë, sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radoiçiqi le të vijë në qoftë se ka guxim dhe le ta vrasë kë të dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.