Maqedonia e Veriut dhe Serbia mbesin të vetme në Ballkanin e Hapur
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka pritur në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Beograd.
Duke përmendur “rrugën evropiane” për të dyja vendet, Kovaçevski përmendi sërish Ballkanin e Hapur, për të cilin u raportua se ka marrë fund dhe se shtetet pjesëmarrëse janë orientuar nga Procesi i Berlinit.
“Me kryeministren serbe Ana Bërnabiq vlerësuam se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit dhe integrimi evropian i vendeve tona janë të lidhura me marrëdhënie të mira dypalëshe. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të punojmë së bashku në sfidat dhe përparimin e ekonomive përgjatë rrugës evropiane. Përkushtimin tonë për bashkëpunim e tregojmë përmes aksioneve dhe me organizimin e përbashkët të Panairit të dytë ndërkombëtar për verën, ushqimin dhe turizmin ‘Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur’ dhe me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për promovimin e bashkëpunimit në trafikun hekurudhor”, shkroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut në X.
ë ë ë @SerbianPM, ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë, ë ë ë ë ë ë. ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë. pic.twitter.com/rwyNU06916
— Dimitar Kovachevski (@DKovachevski) November 17, 2023