Prokurori Zejnullah Gashi konfirmohet si kandidati i vetëm për kryeprokuror të Themelores në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Prokurori Zejnullah Gashi konfirmohet si kandidati i vetëm për kryeprokuror të Themelores në Prishtinë

Aktuale November 17, 2023 - 12:04

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi, u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi