Aktivistë të PSD-së tentuan që t`ia ndërpresin fjalën kryeministrit Kurti
Në ceremoninë e hapjes së Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ku po merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndodhi një ndërhyrje e disa personave, anëtarë të PSD-së.
Sapo mori fjalën kryeministri Kurti, në sallë u shfaqën disa persona me pankarta dhe u lëshua një zë që dëgjohej të thoshte “Zajdenica nuk kalon”. Këta persona u larguan nga salla menjëherë nga sigurimi.
Aksionin brenda ambienteve ku po mbahet Forumi Ulpiana, bëhet e ditur se e kanë organizuar aktivistët e PSD-së. Ata janë marrë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës për të dhënë deklaratë në Stacionin Policor në Qendër. Bëhet e ditur se pjesëmarrës të këtij organizimi janë, Teute Rrusta, Natyra Kuqi, Zgjim Hyseni dhe Donjeta Demollin ga PSD-së. /rk