Maqedonci në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA  -Kartës së Adriatikut (A5)

Maqedonci në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA -Kartës së Adriatikut (A5)

Aktuale November 16, 2023 - 16:37

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), zhvilluar sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si kryesues aktual i Kartës.

Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Ministri Maqedonci në adresimin e tij theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonal e global.

“Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë, dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtar”

“Në fund, ministri kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut (A5), si nismë regjionale për të hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë Euro-Atlantike. Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, zëvendës sekretarja e mbrojtjes së SHBA, si dhe përfaqësues nga ministritë e mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë”, thuhet nw njoftimin e Ministrisw sw Mbrojtjes.

Në margjinat e kësaj ngjarje, ministri Maqedonci realizoi takime bilaterale me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA, Celeste A. Wallander, ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq./Zëri