Përfundojnë bisedimet në Bruksel pa një takim trepalësh
Foto:Ilustrim

Përfundojnë bisedimet në Bruksel pa një takim trepalësh

Aktuale November 16, 2023 - 14:45

Kryenegociatorët, e Kosovës dhe Serbisë, kanë zhvilluar të enjten takime në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve paraprake, të arritura mes dy vendeve.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas me krynegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi - zëvendëskryeministër i vendit.

Takim trepalësh nuk ka pasur.

BE-ja ka bërë të ditur se paralelisht janë zhvilluar edhe takime ekspertësh për të pagjeturit dhe për çështje të energjisë.

Bislimi ka thënë të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e takimit të zhvilluar më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Petkoviqi ka thënë ditë më parë se në Bruksel do të niset me një “ekip ekspertësh”. /REL