Lushtaku: Buxheti i vitit 2024 i lë edhe më të varfër qytetarët e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Lushtaku: Buxheti i vitit 2024 i lë edhe më të varfër qytetarët e Kosovës

Aktuale November 16, 2023 - 11:38

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2024, duke thënë se ky buxhet nuk i përmbush kërkesat ekonomike të vendit.

Sipas Lushtakut, ky buxhet, ndonëse më i madh në shifra, i lë qytetarët edhe më të varfër, raporton Zeri.info.

“Buxheti i vitit 2024 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë të qytetarëve, bizneseve dhe as të organizatave buxhetore. Si i tillë duket më i madh në shifra, por në një situatë krize jo vetëm ekonomike, por edhe në mungesë të lidershipit, ku gjithçka është më shtrenjtë, i lë edhe më të varfër qytetarët e Kosovës”, tha Lushtaku në seancën e Kuvendit. /Zëri