Kurti: Buxheti i vitit 2024, buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Foto: Laura Hasani

Kurti: Buxheti i vitit 2024, buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

Aktuale November 16, 2023 - 11:22

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, pasi për këtë janë ndarë 22% më shumë buxhet se që kishte në vitin 2023.

Kurti ka thënë se për mbrojtje dhe siguri janë ndarë 370 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë, raporton Zeri.info.

“Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro, ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më shumë se ndonjëherë”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin e ardhëm.

Ai bëri të ditur se Kosova në vitin 2024 do t’i ketë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë të rinj. /Zëri