Tirana ndan fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc
Aktuale
November 16, 2023 - 09:58
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Tirana ka ndarë një fond për rikonstruktimin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Kamberi ka thënë se ky vendim ishte përmendur edhe më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, raporton Zeri.info.
“Me votë unanime Tirana akordon një fond për rikonstruksionin e shkollës ‘Naim Frashëri’ në komunën e Bujanocit.
Fjala e dhënë nga kryetari Veliaj dhe anëtarët e Këshillit bashkiak u shndërrua në vepër për mbështetjen e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës”, shkroi ai në Facebook. /Zëri