Kurti për anëtarësimin në KiE: Jam optimist, duhet të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA e BE
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është optimist për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” tha se kjo duhet të ndodhë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian, përcjell Klankosova.tv
Kurti tha se “disa shenja nuk janë të mira”, duke shtuar se “nuk dihet si do të duket bota pas dy vjetësh”.
“Jam optimist. Por është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të BE-së dhe SHBA-së, sepse disa shenja nuk janë të mira. Nuk e dimë se si do të duket bota pas dy vitesh. Në vend të çlirimit të plotë të Ukrainës dhe përfundimit të luftës atje, ne kemi një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme. Si rezultat, ka më pak vëmendje për Ballkanin”, tha Kurti.
Ndër të tjera, shefi i Qeverisë foli edhe rreth temave të tjera si: dialogu me Serbinë, zgjedhjet në veri, agresioni i Serbisë të 24 shtatorit në Banjskë e shumë tema të tjera.