Sot Qeveria mban mbledhje

Sot Qeveria mban mbledhje

Aktuale November 16, 2023 - 08:08

Qeveria e Kosovës sot pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje është paraparë të fillojë nga ora 09:30 dhe në rend të ditës janë shqyrtimi i disa projektpropozimeve për çështje të ndryshme, raporton Zeri.info.

Mbledhja pritet të nisë në orën 9:30.

Ky pritet që të jetë rendi i ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/l-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë (MPB);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidromorava” SHA Gjilan (KM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish-shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish-Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI);

Të ndryshme.