Nis takimi i Kurtit me përfaqësuesit e NJSI-së, policia pret marrëveshje
Foto: Laura Hasani

Nis takimi i Kurtit me përfaqësuesit e NJSI-së, policia pret marrëveshje

Aktuale November 15, 2023 - 16:31

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim, përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës. Pjesë e takimit është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Ky takim i pjesëtarëve të NJSI-së, vjen pas protestave  të fundit që ky njësit i policisë ka zhvilluar para objektin të Qeverisë, duke kërkuar rritje ë pagës dhe pagesë të rrezikshmërisë.  

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, e cila u pezullua më pas pasi kryeministri Kurti premtoi të takohet me këtë njësit.

E anulimin e protestës të policisë elite të Kosovës e kishte mirëpritur Sindikata e Policisë, e cila shprehu optimizëm se takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti, do të sjell një marrëveshje ndemjet policisë dhe qeverisë.

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka thënë, se ka ardhur koha që kërkesat e policisë të plotësohen.

“Besoj shumë se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti do të gjendet një marrëveshje për policinë, pasi ne nuk po kërkojmë luks, por një pagë për mbijetesë”, ka thënë Zeqiri. /rtk