Nesër në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviqi
Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi.
Në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq.
Takimi e kishte paralajmëruar edhe vet zëvendëskryeministri i Kosovës në një konferencë për media.
Ndërkaq të marten, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, tha se ky takim po u zhvillua si parapërgatitje për takimin e 16 nëntor.
Pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai tha se u diskutua ajo që e quan “rruga përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e ujdisë për rrugën drejt normalizimit”.
Ndërkaq, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, u shpreh i lumtur që sipas tij po nisen bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.