Ambasadori Malaj thotë se Shqipëria do të rritë numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Ambasadori Malaj thotë se Shqipëria do të rritë numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Aktuale November 15, 2023 - 10:56

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka takuar një takim miqësor me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Në takim është biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Malaj ka thënë se Shqipëria do vazhdojë të mbështesë KFOR-in, duke paralajmëruar edhe rritjen e numrit të ushtarëve në kuadër të KFOR-it, transmeton Zeri.info.

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak, kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situaten e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024 Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”, ka shkruar Malaj.

Ai gjithashtu ka përmendur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi është ajo e dialogut. /Zëri