Krasniqi: Kjo çfarë po bën Kurti është “Super – Zajednicë”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.
“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit”, tha Krasniqi.
Krasniqi tutje ka thënë se asociacioni që ka pasur me u kriju në të kaluarën ka qenë komplet pa kompetenca ekzekutive në asnjë rrethanë.
“Në momentin që është bërë Kurti, kryeministër qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtar ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, tha Krasniqi në emisionin “Politiko”.
Sipas tij pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor por me arrit një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndersjelltë, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në asociacion, në autonomi.
“Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurtë që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, tha Krasniqi.