Grumbullohet shuma prej 100 mijë eurove për trajtimin e Anuar Bytyqit
Aktuale
November 14, 2023 - 17:31
Me iniciativën e emisionit Radar është grumbulluar shuma prej 99 mijë e 685 euro, të nevojshme për trajtimin e tërësishëm të Anuar Bytyqit.
Ai pritet që shpejt t’i nënshtrohet operimit.
Anuari vuan nga tumori në tru dhe ai momentalisht është hospitalizuar në Turqi.
Pas operimit që shpresa është që të rezultojë i suksesshëm, Anuari do të vazhdojë të trajtohet me kimioterapi.
Prindi i Anuarit kërkoi ndihmë nga qytetarët nga drejtuesja e emisionit e cila hapi aksionin dhe qytetarë të shumtë drejtpërdrejti ofruan ndihmën e tyre.
Më 14 nëntor rasti i Anuarit është mbyllur dhe shuma prej 99 mijë e 685 euro është grumbulluar.
Prindi i Anuarit duke konfirmuara këtë, falënderoi gjithë popullin shqiptar për kontributin e tyre. /telegrafi