Qytetarët, të zhgënjyer me Kurtin për “pranimin e Asociacionit”
Qytetarët janë shprehur të zhgënjyer me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me pranimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tyre, shefi i ekzekutivit nuk e ka mbajtur fjalën për këtë çështje dhe se ka gënjyer kur ka thënë se nuk do ta pranojë.
Murat Gerbeshi tha se kryeministri Kurti nuk i ka mbajt kurrë fjalët dhe se serbët kanë me shumë drejt se shqiptarët.
“Kurrë Kurti fjalët nuk i ka mbajte edhe ka me i ndërru sa të jetë gjallë. Nga fillimi kanë më shumë drejta serbët se ne pse mos po paguajnë rrymë, mos po paguajnë tatim, mos po paguajnë ujë pse nuk janë këto drejta më shumë a?”, pyeti ai.
Ndërsa Enver Latifi akuzoi Kurtin se po e mban të fshehur draftin e Asociacionit.
“I ka ndërruar fjalët sa ka mujt ka gënjyer sa ka mujt edhe po gënjen sa po mundet edhe po e fsheh draftin dhe nuk po e tregon nuk po e din kurrkush asgjë”, u shpreh ai për Ekonominë Online.
“Serbëve po ju jep më shume drejt se neve, u ndanë u kanë kundër ndarjes e tash i ndajti me gjithçka”, tha tutje ai.“E kanë bordin e vet, e kanë kryetarin e vet, e kanë flamurin e vet, i kanë të gjitha nëse vjen në kundërshtim diçka kundërshton Qeverinë. Qeveria nuk mundet me vendos asgjë”, tha ndër të tjera Latifi.
Ndërsa Fatmir Bahriu ka besim të plotë në kryeministrin Kurti në lidhje me Asociacionin.
“E ka mirë, do të bëhet mirë me siguri. Serbëve neve duhet me përdor trurin, serbët pa fitu diçka nuk bën por jo çka kërkojnë ata, duhet me pas kujdes. Kurti është i kujdesshëm për këto punë edhe do të kryen këto punë”, u shpreh ai.