Ambasadori Malaj: Mision fisnik i çdo shqiptari, forcimi i bashkëpunimit Shqipëri - Kosovë

Ambasadori Malaj: Mision fisnik i çdo shqiptari, forcimi i bashkëpunimit Shqipëri - Kosovë

Aktuale November 14, 2023 - 13:55

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takimin ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Malaj në një postim në X ka shkruar se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari.

“Zhvillova një takim miqësor me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. I konfirmova Maqedoncit se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari”, shkroi Malaj.