Në takim me Lajçakun Vuçiqi insistoi në formimin e Asociacionit: Serbia, gjithmonë e gatshme për dialog
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.
Siç njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Serbisë, Vuçiqi ka ripërsëritur se Serbia avokon për shtensionim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.
Edhe një herë, presidenti Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin special të BE-së për peshën e situatës me të cilën përballen serbët, si në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit.
Ai shprehu shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate.
“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiqi ka insistuar në formimin e Asociacionit dhe janë diskutuar tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.