Rohde: Para anëtarësimit, vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë atë që është e nevojshme
Foto: Laura Hasani

Rohde: Para anëtarësimit, vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë atë që është e nevojshme

Aktuale November 14, 2023 - 13:39

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi i rregullt në Bruksel ndërmjet ministrave të jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor është thelbësore.

Ai tha se plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara dhe se tani u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme.

“Shkëmbim i rregullt mes ministrave të jashtëm të BE-së Josep Borrell dhe homologët të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore. Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, shkroi ai në X.