Gërvalla: Në Këshillin e Ministrave në BE u kërkova të reagojnë për aktin e agresionit të Serbisë më 24 shtator
Foto: European Council

Gërvalla: Në Këshillin e Ministrave në BE u kërkova të reagojnë për aktin e agresionit të Serbisë më 24 shtator

Aktuale November 14, 2023 - 11:51

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në takimin e ministrave të BE-së me ata të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Josep Borrell.

Aty Gërvalla tha se ka kërkuar nga kolegët e saj të reagojnë me shpejtësi dhe qartë ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE-ja të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, shkroi Gërvalla në X.