Një mijë e 476 serbë i konvertuan targat nga ilegale në RKS
Foto: Laura Hasani

Një mijë e 476 serbë i konvertuan targat nga ilegale në RKS

Aktuale November 14, 2023 - 10:47

Numri i serbëve të Kosovës që i kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në një mijë e 467.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo shifër ka qenë deri dje.

Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale - RKS.

Kujtojmë se më 30 tetor Qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe si KM, PR, PZ e të tjera do të jetë deri më 1 dhjetor. /rtk