Ende s’ka ditë të caktuar për takimin me Kurtin, Zeqiri paralajmëron veprime nëse s’realizohen kërkesat
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka konfirmuar se ende nuk ka një ditë të caktuar për takimin me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i paralajmëruar për këtë javë.
Ndonëse pret të ketë rezultate nga takimi, ai thotë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e policëve, do të veprojnë si Sindikatë varësisht se si u kërkohet.
Ai me tej shtoi se të gjithë policët janë të pakënaqur dhe se kërkesat e tyre janë të ligjshme e të kamotshme.
“Kryeministri, sipas informatave që kam unë, e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa u përket kërkesave, jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtarët e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur, prandaj kërkesat tona janë për të gjithë pjesëtarët”.
“Po mendoj mbasi vetë kryeministri ka reflektuar në këtë rast për një takim, shpresoj që do të këtë mirëkuptim në kërkesat tona, në rast së kërkesat nuk realizohen definitivisht edhe ne si Sindikatë jemi të detyruar të veprojmë bazë kërkesave të Policisë, varësisht cilat do të dalin ato”, tha Zeqiri për Ekonominë Online.
Ai theksoi edhe faktin që ata ende nuk e kanë pranuar shtesat për siguri, si edhe theksoi rëndësinë e kërkesave, që sipas tij mbetën të njëjta, siç janë pagesa e shujtës, udhëtimi larg vendbanimit ose t’u sigurohet transport.
“Nëse fillojmë më shtesën e rrezikshmërisë, e cila na doli pas implementimit të ligjit të pagave, të cilën ende nuk jemi duke e pranuar dhe propozimi që doli nga kryeministri dhe të gjithë shprehën pakënaqësi për atë nivel të ultë të shtesave për siguri dhe kemi edhe kërkesa të tjera që i kemi pasur të kahershme dhe viteve të më pashme, siç është sigurimi shëndetësore dhe jetësore, Ligji për pensionim në moshën 55 vjeç, pagesa e shujtës, udhëtimi larg vendbanimit ose t’u sigurohet transport zyrtar policorë ose t’u paguhet”.
Ndër të tjera, Zeqiri theksoi po ashtu që prej momentit që ka filluar implementimi i Ligjit të pagave në muaji shkurt, shtesat janë ndalur të gjitha.
“Ne kemi shprehur pa kënaqësi në momentin që është bërë implementimi i Ligjit pagave në muaji shkurt, ato shtesa të cilat i kemi pranuar gati çdoherë janë ndalur të gjitha, këtu ka qenë ajo pakënaqësi pse të ndalën këto shtesa, shtesat për punë shtesat për rrezikshmërinë dhe pas implementimin të Ligjit të pagave si Sindikatë nuk kemi kërkuar më shumë, por të jenë ato që kanë qenë, kanë qenë shtesa në shtatë nivele, duke filluar nga niveli më i ultë, 105 euro dhe deri të niveli më i lartë 215 euro, ose 25% deri në 50% të pagës bazë, kështu që kjo është ajo arsyeja pse janë shprehë pa kënaqësitë dhe pse janë të ultë, sipas propozimit janë shumë të ultë sepse ato janë zbrite më shumë së 50% të secili kategori e shtesës për rrezikshmëri dhe në realitet duke vlerësuar se puna në Polici është një punë, stresuese është edhe mjaft sfiduese, për shëndet dhe jetë”.