Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron: Besoj që Serbia ka plane ogurzeza për Kosovën
Aktuale
November 13, 2023 - 22:29
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se Serbia ka plane ogurzeza për Kosovën.
Ramadani ka thënë se Serbia nuk do të mjaftojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, në një botë ideale do të ishte i duhur çdo mekanizëm që mbron pakicat.
Por ai thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me Serbinë e që ka plane kundër Kosovës.”Nëse ka plane ajo ka me i keqpërdor jo vetëm komunat, por edhe Asociacionin. Unë po flas për rreziqet. Sikur të jetojmë në një botë utopike mekanizmat shtesë për mbrojtjen e pakicave do të ishte ideale për demokracinë. Por po flasim për Serbinë që ka plane ogurzeza”, ka thënë ai./t7