Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, thotë Borrelli
Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka dhënë një deklaratë pas takimit të sotëm mes përfaqësuesve të BE-së dhe ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se BE-ja synon avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vendimarrje, raporton Zeri.info.
Borrelli ka theksuar se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“Kryesimi i takimit ministror BE-Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit.
Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë - tashmë përpara anëtarësimit.
Vendi i BB-ve është në BE”, shkroi ai në platformën “X”. /Zëri
Chairing the EU-#WesternBalkans ministerial meeting this evening with the 6 ministers of the region.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 13, 2023
We want to advance the integration of the region into our decision making, including on foreign & security policy - already before accession.
The place of the WBs is in the EU. pic.twitter.com/VizlHbZ3FL