Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

Aktuale November 13, 2023 - 19:27

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë që ai është detyruar si pasojë e rrethanave që të punësojë edhe të afërm në komunën me të cilën udhëheq.

Ai u arsyetua edhe me situatën e tensionuar pas zgjedhjeve në Zubin Potok, ku shumë thotë të kenë hezituar të punësohen në komunë.

“Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyrum me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme”, ka thënë Zeqiri në Klan Kosova.

Vazhdon [vajza ime të jetë drejtoreshë e kulturës], sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik ,njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”.