Kurti: BE është projekti më i madh pas Luftës së Dytë Botërore dhe unë besoj në të
Kryeministri Albin Kurti tha beson që Bashkimi Evropian është projekti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe shtoi se kjo gjeneratë nuk mund të shpikë diçka më të mirë, raporton teve1.info
Megjithatë, Kurti në një intervistë në Forumin Ekonomik të Vjenës me temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”, tha se kjo nuk do të thotë që reformat nuk janë të nevojshme kombinuar me zgjerim.
“Procesi i Berlinit na përgatit për BE, Kosova ka bërë hapin më të madh përpara edhe duke u shënuar nga raporti për vendin i BE-së duhet të matet në vite jo në dekada, na duhet çdo lloj ndihme që mund të na jepni duke përfshirë edhe Austrinë, unë besoj në BE si projekti më i rëndësishëm dhe i vlefshëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, gjenerata jonë nuk mund të shpikë diçka më të mirë, reformat nuk do të thotë që nuk janë të nevojshme..kombinuar me zgjerimin së jashtmi”, tha Kurti.
Ndërkohë, Kurti ka treguar edhe qeverisjen e tij përgjatë dy viteve duke përmendur rritjen ekonomike, punësimin e të rinjve, pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e disa vendime tjera.