Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Britanisë në Kosovë

Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Britanisë në Kosovë

Aktuale November 13, 2023 - 17:57

Ambasada britanike ka njoftuar se Jonathan Hargreaves, është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin.

Në njoftimin e Ambasadës britanike është bërë e ditur se Abbott do të transferohet diku tjetër në shërbimin diplomatik.

Hargreaves do të nis detyrën në fillim të vitit 2024.

“Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës në vend të z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik”, thuhet në njoftim.

Hargreaves ka qenë përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020 e deri më tani. Angazhimet e Hargreaves përfshijnë edhe rolin e tij si shef i Zyrës dhe shef i Programit Palestinez të DFID dhe zyrtar në Komisionin Evropian në Bruksel.Ndërkaq, Nicholas Abbott ka shërbyer si ambasador britanik në Kosovë që nga viti 2019.