Ekipet e Ministrisë së Financave vizitojnë mbi një mijë pensionistë që s’mund të lajmërohen për pensione

Ekipet e Ministrisë së Financave vizitojnë mbi një mijë pensionistë që s’mund të lajmërohen për pensione

Aktuale November 13, 2023 - 17:03

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve viziton 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre

Ministria e Financave ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i projektit për lajmërimin në shtëpi për pensionistët.

Prandaj sot ekipet e MF-së kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Kosovës, raporton Zeri.info.

“Pensionistët nga mosha 80 vjeçare e sipër si dhe pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën po vizitohen nga ekipet mobile në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kërkesa për lajmërimin në shtëpi mund të paraqitet nga pensionisti apo ndonjë familjar së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht. /Zëri