Thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, temë e takimit të Maqedoncit e Malajt
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Ata biseduan për zhvillimet aktuale, thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve e veçanërisht në fushën e mbrojtjes, raporton Zeri.info.
Po ashtu Maqedonci uroi Malajn për detyrën e re, teksa tha se emërimi i tij paraqet një shtysë të re e interes reciprok për të dyja vendet.
“Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve përveç aspektit diplomatik e kemi obligim ndaj kombit”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër ambasadori Malaj konfirmoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës. Mision ky fisnik i çdo shqiptari. /Zëri