Mbështetësja e Kurtit publikon tabelën: Kosovës i duhen 62 vjet për anëtarësim në BE
Federica Woelk, një asistente në Parlamentin Evropian dhe mbështetëse e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në tabelën e publikuar vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.
“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. Zgjerimi”, shkroi Woelku në “X”.
Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.
If I would be one of those countries, I would have no belief that something will ever change.
— Federica Woelk ë (@federicawoelk) November 13, 2023
And Serbia needs way more than 40 years. #Enlargement pic.twitter.com/x3gixIxwEc