Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara.
“Ne kemi nënshkruar katër marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga parapara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim”, tha ai,
Kryeministri Kurti tha se për këtë kohë sa është në qeverisjes ka shtuar buxhetin me një miliard euro.
Ai ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij.
Shefi i ekzekutivit tha se Kosova nuk është vend i madh, por ka pasur progres të madh demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare.
Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.
“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht, arsim, për kujdes shëndetësor, bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”, raporton rtk.
Kurse kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, tha se Bullgaria dëshiron të jetë evropiane dhe se Evropa është një shembull i mirë e shumetnik. Ai ka folur në këtë forum për bashkëpunimin rajonal që është me rëndësi për të gjithë. Denkovi ka folur për rrugët rajonale, në këtë rast për “Korridorin VIII” dhe që nuk po ecën përpara. Ai tha se ky korridor do të lidhë Shqipërinë dhe kjo është një lidhje natyrale.