Emmerson: Pretendohet se dëshmitari Halitjaha kishte urdhëruar rrëmbimin e tri grave, që u gjetën të vdekura
Para se të fillojë dëshmia e dëshmitarit Sadik Halitjaha, mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson ka thënë se ky dëshmitar është “bashkëkonspirues pa aktakuzë” dhe pretendohet se ai ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave që janë familjare të dëshmitarëve, e të cilat më pas janë gjetur të vdekura.
Në parashtrimin e tij, Emmersoni tha se gjatë marrjes në pyetje ky dëshmitar mund të japë informacione të cilat mund të jenë vetinkriminuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë. Ajo ka të bëjë me një incidim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat janë gjetur të vdekura”, tha Emmersoni.
Avokati tha se meqë dëshmia e dëshmitarit mund të jetë vetinkriminuese, mund ta lejojë të marrë një këshillë nga një avokat.
“Duke marrë parasysh këtë historik, këtë sfond dhe këtu sigurisht në… të paragrafit 97, paragrafi 5 të protokollit të urdhrit për zhvillimin e procesit gjyqësor të datës 25 janar… ku thuhet se gjatë seancës përgatitore, marrja në pyetje nga Pace duhet ta bëjë marrjen në pyetje duke marrë parasysh dëshmitarët dhe informacionet që ai mund të japë, mund të jetë vetinkriminues dhe që të lejojë që të marrë këshillë nga një avokat”, tha tutje Emmersoni.
Emmersoni tha se nuk e ka dëgjuar prokurorin James Pace që nuk e ka informuar dëshmitarin se në qoftë se trajtohet ose del ndonjë çështje e cila e inkriminon, atëherë duhet të ngritët çështja te trupi gjykues.
“Duke marrë parasysh edhe praktikën e mëhershme i nderuar gjykatës dhe më konkretisht… në dëshminë e dëshmitarit 04323 ju jepni një kujtesë që të jepet një këshillim dëshmitarit që të mos japë dëshmi vetinkriminuese, përjashtim kur trupi gjykues urdhëron që të bëjë këtë gjë në përputhje me 152 dhe 3 dhe duhet informuar dëshmitari që në qoftë se trajtohet apo del në pah një çështje e tillë atëherë duhet të ngrihet kjo çështje në trupin gjykues. Nuk e dëgjova z.Pace të ia përmend këtë gjë, nuk e ka informuar fare dëshmitarin, sa i takon dokumenteve provuese të Prokurorisë”, tha Emmersoni.
Sipas tij, është e rëndësishme që t’i sqarohet dëshmitari se cilët janë hapat që mund të ndodhin, në rast se cenohen një nga pikat e lartpërmendura.
“Parashtroj se duke e parë pozicionin e këtij dëshmitari dhe duke qenë se është ndër kryerësit e përmendur me emër që janë pjesë e … që janë këtu të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, absolutisht është shumë e nevojshme si nga Prokuroria ashtu edhe nga trupi gjykues që t’i tregohet këtij dëshmitari se cilët janë hapat që mund të ndodhin në qoftë se do të cenohen një nga pikat e përmendura përpara”, tha Emmersoni.
Tutje, Emmersoni tha që në shënimet që i ka parë, nuk e ka të qarë nëse Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që ai jo vetëm që mbetet në dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve.
“Pra, e di që në shënimin një apo dy thuhet diku që dëshmitari që ka thënë se nuk e kam problem a do të dënohem a po jo, megjithatë për ne nuk është e qartë në qoftë se Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që dëshmitari jo vetëm që mbetet nën dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve, pra sikur që e thash më përpara thuhet që ai të jetë personi që ka kryer njërin prej krimeve që është pjesë përbërëse e aktakuzës”, tha tutje Emmersoni.
Ndërsa, Pace tha se dëshmitarit iu është bërë me dije dhe se i njëjti ka hequr dorë nga e drejta për të pasur avokat.
Në këtë seancë, u pranuan si prova materiale deklaratat e mëhershme të dhëna për ZPS-në të Sadik Halitjaha, si dhe materialet përcjellëse.