Gërvalla pjesëmarrëse në takimin me ministrat e BE-së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Aty pritet të diskutohet për sigurinë dhe zhvillimet e fundit në Evropë.
“Sot do të marr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë”, ka bërë të ditur Gërvalla.
Gërvalla e përmendi edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se pas atij sulmi ka ndryshuar gjithçka.
“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar i Serbisë më 24 shtatori ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, tha ajo.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Përgjegjësinë e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, i cili aktualisht gjendet në Serbi i lirë.
Shteti i Kosovës ka ofruar një mori provash që e vërtetojnë implikimin e shtetit të Serbisë në këtë sulm.
Së fundmi, vetë Serbia e ka pranuar që një pjesë e armatimit që u përdor në sulm, ka origjinë apo prodhohet nga Serbia.
Përkundër kësaj, Serbia ende nuk është sanksionuar nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat janë mjaftuar vetëm me deklarata duke e dënuar rastin.
Today, I will participate in the ëEU Council of Foreign Ministers to discuss the recent developments and security in Europe.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 13, 2023
For ëKosova and the region, the Sep24 paramilitary attack by Serbia changes everything and proves the urgency of dealing with major security threats. pic.twitter.com/QS59xRm51L