Musliu: Vuçiqi planifikoi të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen Kosovë - Izrael, por dështoi
Foto: Laura Hasani

Musliu: Vuçiqi planifikoi të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen Kosovë - Izrael, por dështoi

Aktuale November 13, 2023 - 12:26

Drejtori i institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Serbia kishte planifikuar të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Musliut, plani i cili dështoi ishte plan i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai shtoi se Vuçiqi dëshironte që Kosovën ta bënte armiqësore me Perëndimin, duke përdorur luftën në Gazë.

“Plani i Serbisë për të shkaktuar një incident ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi. Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gazë për ta bërë Kosovën armiqësore me Perëndimin”, shkroi Musliu në platformën “X”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona para fillimisht të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Të dy personat u arrestuan nga organet e rendit shkaku që nuk kishin mjete identifikuese me vete, duke qenë kështu në kundërshtim me rregullat e vendosura për duelin.