Fushtica: Parqet po frekuentohen nga përdorues narkotikësh, po punojmë për rend e siguri
Foto: Zëri / Ilustrim

Fushtica: Parqet po frekuentohen nga përdorues narkotikësh, po punojmë për rend e siguri

Aktuale November 13, 2023 - 09:01

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka se punë të madhe po bëjnë edhe në sigurinë publike në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se siguria në shkolla e në parqe do të jetë prioritet i tyre për vitin e ardhshëm.

Sa u përket parqeve, Fushtica u shpreh se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë, pasi janë ato vende frekuentohen nga përdorues të narkotikëve.

Raste, thotë Fushtica ka edhe të dëmtimeve e të vjedhjeve.

“Një iniciativë që e kemi marrë rishtazi prej javës së kaluar, duke u bazuar në kërkesat dhe ankesat që kemi pasur nga qytetarët për sigurinë në parqet e kryeqytetit duke u bazuar edhe nga informatat edhe nga statistikat që kemi marrë edhe nga policia e Kosovës kemi mbajtur edhe takimin e parë për hartimin e planit për siguri në parqet e kryeqytetit duke filluar nga parku i Gërmisë, parku i Qytetit në Arbëri dhe parqet e tjera që janë në kryeqytet dhe do të hartojmë një sërë masash”, u shpreh Fushtica, teksa tregoi edhe për ankesat që i kanë marrë nga qytetarët.

“Ka pasur numër të rritur të vjedhjeve dhe të dëmtimeve të automjeteve në parkun e Gërmisë, përdorimin e narkotikëve, degradimin e ambientit, dëmtimin e parkut edhe prej prerjes ilegale të pyjeve dhe po ashtu ndezjen e zjarreve në parqet e kryeqytetit, posaçërisht në Gërmi. Do të vendosim si nga aspekti i masave shtesave, përmirësimin e ndriçimit, vendosjen e kamerave në parqe, rritjen e numrit të policeve në bashkëpunim më policin e Kosovës dhe një sërë masash të tjera që do t’i identifikojmë dhe jemi në përgatitjen e vendimit për themelimin e grupit me vendim të kryetarit dhe grupi do të përcaktojë deri në fillim të dhjetorit do ta kemi planin për siguri për parqet e kryeqytetit”, u shpreh ai për Ekonomia Online.