Bislimi vihet në siklet nga një aktivist i PSD-së: A po ju vjen marre që e keni pranua “Zajednicën”?
Foto: Laura Hasani

Bislimi vihet në siklet nga një aktivist i PSD-së: A po ju vjen marre që e keni pranua “Zajednicën”?

Aktuale November 12, 2023 - 17:51

Partia Socialdemokrate ka publikuar një video ku një aktivist i kësaj partie ndalon zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për ta pyetur për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga qeveria Kurti.

“Zoti zëvendëskryeministër a po iu vjen marre që e keni pranuar ‘Zajednicën a jo’”, pyetet Bislimi nga aktivisti i PSD-së derisa po ecte në qendrën tregtare.

Aktivisti vazhdon duke e pyetur “a ke premtuar se do të japësh dorëheqje pasi të bëhet Zajednica?”, por zëvendësministrit nuk i kthen asnjë përgjigje.