Fushata zgjedhore në Beograd, pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për favore ndaj Kosovës

Fushata zgjedhore në Beograd, pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për favore ndaj Kosovës

Aktuale November 12, 2023 - 16:55

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën dhe anëtari i SNS-së në pushtet, Petar Petkoviq dhe lideri i opozitës, Zdravko Ponosh kanë shkëmbyer akuza në lidhje me Kosovën.

Petkoviq i reagoi Ponoshit, duke i quajtur deklaratat e tij si përpjekje për ta minuar pozicionin e Serbisë në dialogun me Kosovën.

Pozita e opozita në Serbi akuzojnë njëra-tjetrën për favore ndaj Kosovës, ndërsa presin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 18 dhjetor, përcjell Express.

“Sigurisht që do të rezultojë se kjo nuk është hera e parë që Ponosh mashtron publikun, sepse sigurisht që ai nuk e kupton dialogun, por për këtë e di se po mashtron dhe gënjen, duke fshehur se një pjesë e mirë e Obligimet nga dialogu janë rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara nga Borko Stefanoviq në kohën kur Ponoshi ishte në pushtet”, tha Petkoviq në një deklaratë me shkrim për media.

Siç shtoi ai, në marrëveshjet në vitin 2011, Ponosh kishte pranuar që të nënshkruhet për vulën doganore, letërnjoftimet e Kosovës e targat RKS.

“Ponoshi tani shtiret si naiv, por i ashtuquajturi reciprocitet që Kurti e futi në lidhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes është pasojë e drejtpërdrejtë e marrëveshjeve që janë bërë gjatë sundimit të Ponoshit”, tha Petkoviq.

Ai tha se pushteti aktual po përpiqet t’i minimizojë “pasojat negative” të marrëveshjeve të mëhershme, që sipas tij, i “shkaktuan dëme të mëdha” Serbisë.