Petkoviq: Sa të jetë Kurti në pushtet, askush në Ballkan s’mund të flejë i qetë

Petkoviq: Sa të jetë Kurti në pushtet, askush në Ballkan s’mund të flejë i qetë

Aktuale November 12, 2023 - 12:12

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin”.

Ai ka theksuar se përderisa Kurti të jetë në pushtet, askush në Ballkanin Perëndimor “s’mund të flejë i qetë”.

“Serbia është paqësore, por jo e dobët dhe në të kaluarën nuk kishte frikë as nga ngacmuesit më të mëdhenj se Albin Kurti, dhe kjo është përgjigja e të gjitha ëndrrave të tij për një Shqipëri të madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure nga Serbia”, ka thënë Petkoviq.

Në këtë reagim thuhet se Beogradi “është gjithmonë i gatshëm për diskutime për zgjidhje paqësore”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Europian (BE)./rtv21