Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

Aktuale November 12, 2023 - 11:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Paris, ku dje ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

Bëhet e ditur se aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj është folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme.

“Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Zëri