IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por ende nuk është për pije

IKSHPK: Ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por ende nuk është për pije

Aktuale November 11, 2023 - 11:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka mbajtur një konferencë për media, ku është folur për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci.

Burbuqi Nushi nga IKSHPK ka thënë se ka rënie të vlerave të manganit në ujë, por që ende nuk është arritur vlera e lejuar, transmeton Telegrafi.

“Po bëjnë çdo gjë që vlera të ulet, gjithashtu ta theksoj se vlera e manganit është fenomen natyror që ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve. Ende nuk është arritur vlera e lejuar. Uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije. Njoftojmë popullatën se uji nga Batllava dhe uji nga Shkabaj, i plotëson kriteret për pije dhe këto e tregojnë rezultatet nga laboratori. Në laboratoret tona testohen edhe uji i ambalazhuar”, tha në konferencë ajo.Ajo po ashtu bëri të ditur se qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.