Kurti në Paris: Përmes sulmit në Banjskë, Serbia tentoi të fuste ushtrinë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes në një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, tha se sulmi i 244 shtatorit në Banjskë është kryer nga një grup terrorist dhe qëllimi ishte përshkallëzim i situatës në mënyrë që ushtria serbe të hynte në Kosovë.
Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha se Serbia ka 48 baza ushtarake përreth kufijve me Kosovën dhe gjysma e tyre janë të ushtrisë dhe gjysma të xhandarmërisë.
“Më 24 shtator patëm sulm nga një grup terroristit, paramilitar nga Serbia në veri të vendit tonë, ku vranë një polic të Kosovës dhe sigurisht që kanë dashur të shkaktojnë një përshkallëzim të një mase më të madhe dhe të krijonin kaos si pretekst që ushtria serbe të hynte në Kosovë…” tha Kurti.Sipas Kurtit, edhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky masivizimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën është i papranueshëm.
Sipas tij, shumica dërmuese e sulmuesve të 24 shtatorit vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e grupit, Milan Radoiçiqi i cili e ka pranuar se ka udhëhequr sulmin.
“Ai është arrestuar dhe liruar pas pak orësh…”, tha ndër të tjera Kurti.