Kurti sot paraqitet në panelin e Forumit të Paqes në Paris
Aktuale
November 11, 2023 - 08:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris.
Ai nga ora 10:00 pritet të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, raporton Zeri.info.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit ku ndër të tjera thuhet se “Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës "Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”. /Zëri