Hoti: Qeveria Kurti ka dështuar me buxhetin, më e dobëta me planifikime është ministria e Bujqësisë

Hoti: Qeveria Kurti ka dështuar me buxhetin, më e dobëta me planifikime është ministria e Bujqësisë

Aktuale November 10, 2023 - 22:54

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se janë hiç me pak se 1 miliard euro më pak në qarkullim në ekonominë e vendit si rrjedhojë e keqmenaxhimit apo paditurisë së Qeverisë Kurti.

Sipas tij është e kot që Qeveria krenohet se ka rritur buxhetin kur ai nuk shfrytëzohet.

“Tri vite të investimeve kapitale, pra kur e sheh planifikimin dhe realizimin e tyre del se ekonomisë së Kosovës i mungojnë 700 milion deri në 1 miliard euro që është dashtë të futën në ekonomi sesa që janë aktualisht. Problemi është te mos realizimi, kot del qeveria në kuvend dhe thotë e kemi bërë buxheti mbi 3 miliard euro, nuk ka rëndësi kjo sepse ato po mbesin vetëm shifra dhe askush s’po sheh hajër prej këtij buxheti”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka treguar tutje se ka ministra të qeverisë Kurti të cilët nuk kanë realizuar asnjë cent nga investimet kapitale dhe një prej tyre është edhe Ministria e Bujqësisë e cila edhe në planifikim është jashtëzakonisht keq.

Në anën tjetër sipas tij performanca e dobët ekonomike e qeverisë Kurti ka bër që rritja ekonomike të tkurret nga 16.3 sa ishte në fillim në 2.9% tash.

“Prej datës kur ka ardhur në pushtet e deri më tash në tre mujorin e tretë të këtij viti është rënie e ekonomisë. është e kuptueshme ndoshta gjysma e vitit 2022 për shkak të inflacionit të lartë, por nuk mundesh me kuptu as me shpjegu fundin e vitit 2022 dhe pothuajse komplet vitin 2023 sepse të gjitha vendet janë duke ju kthy rimëkëmbjes ekonomike, ndërsa kjo qeveri ka shpenzuar miliona euro në skema të ndryshme dhe shenjë nuk ja ka lënë ekonomisë dhe kjo shpjegon më së miri edhe thellimin e varfërisë dhe mungesën e vendeve të reja të punës”, ka shtuar ish kryeministri Hoti.

Ish kryeministri Hoti ka potencuar se në rrafshin ekonomik Qeveria Kurti ka dështuar në tërësi./t7