Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?
Foto:Laura Hasani

Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?

Aktuale November 10, 2023 - 20:05

Dhuna dhe shpifjet që bëhen në platforma “online”, duhet të ndalen, sepse ato mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish.Kështu tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin “Prijmë”, në Klan Kosova.

Ajo e pranoi që diçka e tillë i ndodhi asaj, personalisht, si kryetare e shtetit, kur ia cenua jeta babait dhe familjarëve tjerë.“Kur janë postuar shpifje në raport me anëtarët e familjes time, qoftë në raport me familjen e ngushtë me bashkëshortin dhe vajzat, qoftë në raport me babin tim, i cili,  ta zëmë postoheshin fotografi të një polici, që kishin shërbyer në Obiliq, i cili kur ta shohësh as nuk duket si babi im dhe thonin – ky është babi i Vjosa Osmanit i cili ka vrarë shqiptarë…”.“Natyrisht që kjo është një shpifje e ndytë e cila ka pasur për qëllim të rrezikojë jetën time dhe të babit tim”, tha Osmani.

Presidentja theksoi nevojën urgjente për veprime ligjore në mënyrë që të luftohet dhuna ‘online’ dhe nënvizoi kërkesën urgjente për masa më të rrepta në mënyrë që të mbrohet individët dhe familjet nga fushata të tilla, të cilat ajo i quajti qëllimkëqija.