Sveçla takohet me homologun turk, flasin për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga homologu turk, Ali Yerlikaya.
Sveçla e falënderoi Yerlikayan dhe shtetin turk për ndihmën e dhënë në çdo proces që Kosova ka kaluar e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike, raporton Zeri.info.
Po ashtu në këtë takim bëhet e ditur se u diskutua edhe për sfidat aktuale në vend si dhe për mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.
“Në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook. /Zëri