“Situatë alarmante”, Shoqata sindikale denoncon shkeljet dhe parregullsitë në MPJD

“Situatë alarmante”, Shoqata sindikale denoncon shkeljet dhe parregullsitë në MPJD

Aktuale November 10, 2023 - 18:51

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka vërejtur dhe nënvizuar një sërë shkeljesh që janë bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ata madje situatën në këtë ministri e cilësojnë “situatë alarmante”, raporton Zeri.info.

Përmes një komunikatë për media thuhet se ekzistojnë shkelje të ndryshme ligjore, mosrespektim i kritereve për ngritje në gradë dhe në procesin e rotacionit e po ashtu pretendohet se MPJD-ja po dërgon diplomatë papërvojë me kohëzgjatje disamuajshe, po bëhen emërime politike e lëvizje të diplomatëve pas disa muajve akreditimi nga një midion në tjetrin.

“Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre apo me zëvendësues për më shumë se 20 muaj, mosrespektimi i kritereve për pranim në punë, transferimet pa kurrfarë kriteresh nga resorë të tjerë qeveritarë ne MPJD, transferimet pa asnjë kriter brenda MPJD-së, ulja e pagave të anëtarëve të shërbimit jashtë vendit dhe aplikimi i standardeve të shumëfishta”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

Kjo shoqatë thotë se MPJD-ja po ashtu prin nga mungesa e llogaridhënies dhe transparencës./Zëri