Nesër shpëlahen linjat magjistrale dhe sekondare për përmirësim të kualitetit të ujit
Aktuale
November 10, 2023 - 18:11
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se me rekomandimin e DCBDU-së dhe IKSHPK-së për ditën e nesërme është planifikuar të bëhet shpërlarja e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.
Kjo do të bëhet me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit, raporton Zeri.info.
Po ashtu bëhet e ditur se zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.
“Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet më tej. /Zëri